Senegali dhe Holanda janë dy kombëtaret e para që janë kualifikuar për në fazën eliminuese të Kupës së Botës, transmeton Gazeta Metro.
Senegali në një ndeshje tejet interesante triumfoi me rezultat 1-2 ndaj Ekuadorit me golat e shënuar nga Ismaila Sarr dhe Kalidou Koulibaly.
Sulmuesi i Watford realizoi nga pika e bardhë pak minuta para se të përfundojë pjesa e parë.
Ndërsa, rezultatin e barazoi mesfushori, Moises Caicedo në minutën e 68’të pas një goditje nga këndi, ku përfitoi shumë mirë nga pakujdesia e mbrojtjes kundërshtare.
Megjithatë, vetëm dy minuta më vonë mbrojtësi i Chelsea riktheu epërsinë e Sengalit pas një goditje shumë të fortë nga brenda zonës.
Në duelin tjetër, Holanda ka triumfuar me rezultat 2-0 kundër Katarit me golat e shënuar nga Cody Gakpo (26′) dhe Frenkie de Jong (49′).
Kësisoj, ‘Tulipanët’ përfundojnë të parët në grup me shtatë pikë, derisa Sengali në vendin e dytë me gjashtë pikë dy më shumë se Ekuadori dhe Katari mbeti me zero pikë.
Kujtojmë se sonte nga ora 20:00 zhvillohen edhe dy ndeshjet e tjera të grupit B, Iran-ShBA dhe Uells-Angli. /gazetametro.net