Loading…

Serbët bëhen gati ta padisin Daut Haradinajn

  • 12/04/2017 | 19:18

Serbët bëhen gati ta padisin Daut Haradinajn

Organizata joqeveritare serbe Qendra për Paqe dhe Tolerancë (CPT) ka paralajmëruar padi kundër deputetit të AAK-së, Daut Haradinaj.


Kjo organizatë padinë do ta bëjë, siç thotë, për shkak të nxitjes së urrejtjes, shkruajnë mediat serbe.

“Disa ambasada në Kosovë, misioni i UNMIK-ut, OSBE-së, Zyra për Kosovën, si dhe disa politikan dhe përfaqësues të serbëve e kanë dënuar atë deklaratë. Por, dënimet pa veprime janë të thatë. CPT në bazë të kodit penal të Kosovës, neni 147 do të bëjë padi. Kjo do të jetë hera e parë që sektori joqeveritar serb ushtron padi kundër dikujt që nxit urrejtje”, ka paralajmëruar CPT, transmeton lajmi.net

Megjithatë, Haradinaj ka thënë se deklarata e tij është keqkuptuar dhe nuk ka thënë se do të ketë spastrim etnik të serbëve të Kosovës, por Serbia do ta merr përgjigjen e njëjtë sikur në vitin 1998 nëse Ramush Haradinaj ekstradohet në Serbi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë