Sot pasdite ka ndodhur një incident në fshatin Llabjan të komunës së Novobërdes, ku është dëmtuar një xhami një shkollë dhe tri shtëpi.
Zëdhënësi i Policisë së Gjilanit, Ismet Hashani ka thënë për Klan Kosovën”se bëhet fjalë për një person të nacionalitetit serb, shtetas i Kosovës”.
“Policia ka pranuar një informatë për dëmtim të xhamisë, shtëpi private dhe të shkollës fillore në fshatin Llabjan të Novobërdës. Një person i dyshuar shtetas serb banorë i Llabjanit i moshës madhore është arrestuar nga policia qe dyshohet se ka kryer këtë sulm. I njëjti po intervistohet nga policia”, ka thënë Hashani.