Loading…

Serbët e Graçanicës nuk marrin më barna nga Serbia: Furnizohen nga një kompani e Kosovës

  • 04/08/2019 | 09:14

Serbët e Graçanicës nuk marrin më barna nga Serbia: Furnizohen nga një kompani e Kosovës

Zakonisht serbët e Graçanicës furnizohen me barna nga Serbia, por kësaj radhe një kompani nga Kosova ka fituar tenderin për të kryer një gjë të tillë, shkruan Gazeta Metro.


Komuna e banuar me shumicë serbe, që udhëheqet nga Srdjan Popovic, ka furnizuar institucionet shendetësore me barna.

Në një njoftim për kontratë të kësaj komune, është bërë e ditur se është furnizuar me barna në vlerë prej 27 mijë e 477 euro.

Kompania e cila e ka fituar tenderin për të furnizuar me barna shëndetësinë në këtë komunë është “Agani L.t.d” Sh.p.k, me adresë në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Në këtë kontratë nuk është bërë e ditur llojet e barnave të cilat do të blihen.

Ndryshe, këto institucione shëndetësore, nuk shprehin gatishmëri për bashkëpunim me institucionet kosovare për furnizim me barna. Por, zakonisht furnizohen nga Serbia./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë