Loading…

Serbët e Kosovës nuk e duan Asociacionin e Thaçit apo të Mustafës

  • 25/11/2016 | 17:03

Serbët e Kosovës nuk e duan Asociacionin e Thaçit apo të Mustafës

Serbët nga Kosova e dëshirojnë Asociacionit e komunave me shumicë serbe që është paraparë sipas marrëveshjes ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, e jo “Asociacionit e Thaçit apo të Mustafës”, ka thënë sot drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Gjuriq u ka thënë gazetarëve se serbët në Kosovë kanë të drejt, se nuk janë dekor dhe se nuk duhet të jenë dekorim për askënd në takimet me bashkësinë ndërkombëtare, në mënyrë që të paraqitet fotografia e rreme e multietnicitetit

“Ata duhet të merren parasysh dhe atë seriozisht. Interesat e tyre duhet të respektohen, sepse ata nuk përfaqësojnë vetëm vetën e tyre, por përfaqësojnë 120.000 serbë që jetojnë në Kosovë dhe 247 mijë tjerë që janë përndjekur”, ka thënë Gjuriq.

Ai ka theksuar se e vetmja mënyrë që të arrihet deri të marrëveshja për implementimin e Asociacionit është që serbët në Kosovë të respektohen.

 

“Mjaft me nënçmimin e serbëve nga Kosova”, ka thënë ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë