Loading…
Serbët e Kosovës sot në Beograd: Çfarë urdhërash do t’u jap Vucic
  • 24/05/2019 | 08:41

Serbët e Kosovës sot në Beograd: Çfarë urdhërash do t’u jap Vucic

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vucic sot do të takohet me përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës dhe me ta të ‘institucioneve më të rëndësishme të Serbisë në Kosovë’, transmeton Gazeta Metro.


Në kumtesën e Kryesisë së Serbisë thuhet se mbledhja do të mbahet në Pallatin Serbia, ndërsa do të marrë pjesë edhe drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovën, Marko Djuric.

Pas takimit janë planifikuar deklarata për medie.

Gazeta “Danas” përkujton se Vucic më herët ka deklaruar se me përfaqësuesit e serbëve do të flasë haptas dhe se nuk dëshiron që askush të ketë pritje të mëdha, por të qëndrojnë “fuqishëm në tokë” dhe se në çdo mënyrë të luftojnë për interesa të popullit serb e vendit.

Gazeta “Novosti” ka bërë të ditur se në këtë takim mund të shqyrtohen kundërmasat ndaj taskës së vënë nga Kosova në mallin serb./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë