Loading…

Serbët e lodhur: Për ne njëjtë, si FSK si ushtri

  • 19/03/2017 | 09:22

Serbët e lodhur: Për ne njëjtë, si FSK si ushtri

Zëvendëskryesuesi i Kuvendit të Leposaviqit, Xhemshit Bekteshi, shpreh qëndrimin që ushtria e Kosovës të operojë në secilin cep të Kosovës. Ai ka thënë të premten se transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri së Kosovës nuk u bën dëm serbëve, përkundrazi shkon edhe në favorin e tyre. Kjo aq më parë kur pjesë e Ushtrisë së Kosovës janë edhe serbët dhe komunitetet tjera joshumicë.


“Në dokumente të të gjithëve na shkruan se jemi kosovarë, si shqiptarëve, si serbëve, si boshnjakëve, si romëve, si ashkalinjve dhe komuniteteve tjera. Do të thotë se me Kushtetutë të gjithë jemi kosovarë, andaj edhe ushtrinë e kemi të Kosovës. Me Kushtetutë dhe ligje ajo ka mandat t’i bie vizavi Kosovës, prej Vermice e në Jarinje”, thotë Bekteshi.

Ndërkaq, një serb i veriut të Mitrovicës, Serxhan Milladinoviq, thotë se nuk është asgjë kundër që FSK-ja të bëhet ushtri.

“Për mua është krejt e njejtë, si FSK si FAK, krejt njejtë është. Ka njerëz që po i frikohen kësaj, disa janë edhe të frustruar dhe këmbëngulin që asnjë forcë mbrojtëse mos ta kalojë Ibrin dhe të dalë në pjesën veriore. Të tillët janë edhe kundër pranisë së forcave speciale ROSU të Policisë së Kosovës në pjesën veriore. Ta them të drejtën jemi lodhur”, ka thënë Milladinoviq, i cili kishte dalë nga pjesa veriore në ETC në jug të Ibrit për t’u pajisur me artikuj jetësorë, shkruan Zëri.

Shefqet Hajrizi, ekonomist, thotë se nëse nuk ka kompetenca për t’i zbatuar detyrat me Kushtetutë edhe në pjesësn veriore të vendit, më mirë të mos formohet fare ushtria.   “Duhet ta kenë të qartë të gjithë, se pa veri nuk mund të ketë ushtri. Vendi duhet të mbrohet me ushtri, kjo është në të gjitha shtetet e botës që janë të pavarura dhe sovrane. Sovraniteti i vendit ruhet dhe mbrohet me ushtri”, thotë ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë