Loading…

Serbët e shkolluar tashmë janë të bindur se s’mund ta kthejnë Kosovën

  • 28/03/2018 | 15:53

Serbët e shkolluar tashmë janë të bindur se s’mund ta kthejnë Kosovën

Një anketë e zhvilluar në Serbi, për raportet me Kosovën, praktikisht ka ndarë në dy pole mendimet e qytetarëve nëse munden që ta kthejnë Kosovën, por ata qytetarë që kanë nivel më të lartë shkollimi, pothuajse e kanë të qartë se Kosova nuk i kthet më Serbisë.


Nga numri i përgjithshëm i të anketuarve, 45 për qind besojnë se Kosova është e humbur për Serbinë, ndërsa 43 për qind mendojnë se ajo ende është e tyre. Të rinjtë, rreth 50 për qind, besojnë se Kosova është e humbur, ndërsa të moshuarit ende kanë besim se mund ta kthejnë Kosovën, përcjell gazetametro.net

Kjo anketë ka nxjerr edhe një të dhënë tjetër, interesante. Sa më i lartë që është niveli i arsimimit, aq më e thellë është bindja se Serbia e ka humbur Kosovën.

Në Serbi gjithashtu është rritur edhe numri i atyre që besojnë se Serbia do ta njohë shtetin e Kosovës. Një e katërta e të anketuarve besojnë se kjo qeveri apo ajo e ardhshmja në serbi do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Megjithatë ende te serbët ekziston bindja se duhet sakrifikuar për Kosovën. 81 për qind e të anketuarve mendojnë se Serbia nuk do të duhet ta njohë shtetin e Kosovës, edhe nëse ky do të jetë kushti për integrim në BE. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë