Loading…

Serbët izolojnë kryetarin e Leposaviqit

  • 07/12/2016 | 19:31

Serbët izolojnë kryetarin e Leposaviqit

Sipas një komunikate të lëshuar nga përfaqësuesit politikë të serbëve të veriut të Kosovës, kryetari i Leposaviqit Dragan Jabllanoviq është izoluar. 

Pasi kryetari i Leposaviqit Dragan Jabllanoviq ka vendosur të tërhiqet nga ngrirja e raporteve me KFOR-in, përfaqësuesit politikë të serbëve të veriut njoftojnë se e kanë izoluar atë.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate të lëshuar, ku ndër të tjerash thuhet se Jabllanoviqi e ka izoluar vetveten pasi u tërhoq nga ngrirja e raporteve me KFOR-in, që ishte një vendim unanim i përfaqësuesve të serbëve të veriut, pasi në përurimin e urës që lidh Leposaviqin e Zveçanin ishte edhe Isa Mustafa dhe zyrtarë tjerë të Qeverisë së Kosovës, raporton kallxo.com.

“Që një kohë të gjatë te ne arrijnë informata për aktivitetet e tij të paligjshme-kontaktet me shërbime të huaja sekrete dhe policinë sekrete kosovare, por askush nuk ka besuar që Jabllanoviq do të jetë aq i paturpshëm që praktikisht ta përkrahë vendimin e KFOR-it për kontrabandimin në veri të estabilishmentit politik të Prishtinës,” thuhet në komunikatë.

E gjitha ndodhi pas pjesëmarrjes së Mustafës në këtë përurim, pastaj serbët ngrinë raporte me KFOR-in deri në një vendim tjetër të tyre./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë