Loading…

Serbët kishin refuzuar 18 kërkesa për t’u takuar me Ministrinë e FSK’së

  • 21/03/2017 | 13:48

Serbët kishin refuzuar 18 kërkesa për t’u takuar me Ministrinë e FSK’së

Lista serbe i ka refuzuar diku 18 kërkesa për takime me kabinetin e ministrit të FSK-së.


 

Kështu bëri të ditur ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli.

Sipas tij, nga muaji prill deri në korrik të vitit 2016 kjo ministri i ka bërë kërkesa të vazhdueshme për takime, mirëpo Lista Serbe me arsye të ndryshme nuk ka qenë e gatshme për këto takime, shkruan Telegrafi.

“Nga muaji prill deri në korrikun e vitit 2016, nga kabineti im ne ua kemi dorëzuar diku 18 ftesa, qoftë me e-mail, qoftë me shkresa edhe në forma të ndryshme. Ftesën ua kemi bërë ministrave ashtu edhe deputetëve të Listës serbe për takim me të cilën do të bisedonim rreth mundësisë së dakordimit për votën e tyre për mandate kushtetuese. Asnjëherë nuk kemi pas përgjigje pozitive në këto kërkesa. Ka pas arsyetime të ndryshme që nuk kanë kohë për takim”, ka thënë Demolli.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë