Loading…
Serbët kremtojnë humbjen: Paradë më 24 mars në Nish
  • 15/03/2019 | 13:20

Serbët kremtojnë humbjen: Paradë më 24 mars në Nish

Dy decenie nga fillimi i bombardimeve të Serbisë, 24 marsi do të shënohet në Nish me ceremoni shtetërore, me ceremoni lutjesh të patrikut Irinej dhe paradë të madhe ushtarake policore, ka paralajmëruar shefi i Shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë Milan Mojsilovic, transmeton Gazeta Metro.


Mojsilovic ka thënë se numri i pjesëmarrësve do të jetë imposantë, në mënyrë që “qytetarëve pas 20 vitesh t’u thuhet se ushtria e policia janë të gatshme, të pajisura, të aftësuara e të motivuara që të përgjigjen ndaj çdo sprove.

Ndërkq, shumë bashkëbisedues të gazetës beogradase “Danas” kanë thënë se askund në botën bashkohore deri sot nuk është kremtuar humbja, siç është rasti tash, por edhe për paradë është zgjedhur data e vendi, sepse në Nish gjatë bombardimeve kanë vdekur 26 civilë dhe 60 njerëz janë lënduar rëndë e 200 të tjerë lehtë.

Zoran Zivkovic, lider i Partisë së Re dhe ish kryetar bashkie i Nishit, thotë se, sipas tij, sigurisht se nuk ka arsyetim për atë që ka bërë pakti NATO, por është e qartë se edhe pushteti i atëhershëm, i cili praktikisht edhe edhe i tanishëm, i cili me politikën e tij ka kontribuar thellësosht që kjo të ndodhë.

Më tej ai e ka përqeshur ministrin e tanishëm serb, Aleksandar Vulin, i cili “ka mbijetuar” ushtrimin ushtarak 15-ditësh.

“Mos e dhashtë zoti që Vulini të na mbrojë nga çfarëdo agresioni, e sidomos është e pakuptueshme që të lëvdohemi me ata gjashtë-shtatë aeroplanë të cilët i kemi, deri sa pakti NATO, në të cilin janë direkt apo indirekt të gjitha vendet në rrethinë, disponon me mbi një mijë aeroplanë të tillë vetëm në Evropë. Prandaj nuk na duhet asnjë vringëllimë armësh, por një politikë kontruktive me të gjitha shtetet në regjon”, ka thënë Zivkovic./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë