Loading…

Serbët, kusht për t’u kthyer në institucionet e Kosovës

  • 15/12/2016 | 23:13

Serbët, kusht për t’u kthyer në institucionet e Kosovës

“Për mua është absurde që mos të shkojë në punë dhe të marr pagë”, ka thënë ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtiq.


Megjithatë, ai ka thënë se nuk ka kthim në institucione pa dekretin për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Mendoj se nuk është gjë e mirë që të marr pagë pa shkuar në punë”, ka thënë Jevtiq për TV Kim.

Ai ka shtuar se megjithatë është bërë kompromis për këtë çështje, që përfaqësuesit serbë të shkojnë në punë, por mos të marrin pjesë në mbledhjet e qeverisë.

“Në anën tjetër ne punojmë dhe jemi aty ku mund të ndikojmë me punën tonë, në procese të caktuara, ne kemi vazhduar të punojmë”, ka thënë Jevtiq.

Sipas tij, vendimi për “ngrirje të pjesëmarrjes” është mesazh për partnerët e koalicionit “se dëshirojnë të punojnë së bashku në zgjedhjen e të gjitha problemeve”, e jo të jetë në institucione vetëm sa për “sy e faqe”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë