Loading…
Serbët në Amerikë i dërgojnë një peticion Trumpit për Kosovën
  • 12/02/2019 | 13:33

Serbët në Amerikë i dërgojnë një peticion Trumpit për Kosovën

Serbet në Amerikë i kanë dërguar një peticion presidentit të SHBA’ve. Donald Trump për t’i mbrojtur të krishterët ortodokës të  Kosovës nga përndjekja, transmeton Gazeta Metro.


Në peticion i bëhet apel Shteteve të Bashkuara ta ndërpresin përkrahjen për dëbimin e të krishterëve nga Kosova, thuhet në një kumtesë të cilën e transmeton agjencia serbe e lajmeve Tanjug.

“Bashkësia se serbëve në SHBA në kuadër të “Kosovo project” i ka dorëzuar presidentit të SHBA Donald Trump, Kongresit dhe Departamentit të Shtetit një peticion me 35.000 nënshkrime, me kërkesë “të ndalet dëbimi i krishterëve ortodoksë nga Kosova”. shkruan Tanjug

Në mes të nënshkruesve të këtij peticioni, siç pretendohet, janë edhe liderët e bashkësisë së serbëve të Amerikës të cilët janë klerikët e kishës ortodokse, kryetari i Këshillit Kombëtar të serbëve, si dhe shumë pronarë të bizneseve të vogla.

Pretendohet se bashkësia e serbëve të Amerikës kanë nisur para më shumë se një muaj një peticion për shkak të “situatës së padurueshme në Kosovë”, me pretendim se “më shumë se 250.000 krishterë ortodoksë, shumica serb, si dhe hebrenj dhe romë, janë dëbuar nga Kosova”./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë