Loading…

Serbët nuk kursyen asgjë: Si u dogj e gjallë Aida, duke u përpjekur ta shpëtojë bibliotekën

  • 11/06/2021 | 11:34

Serbët nuk kursyen asgjë: Si u dogj e gjallë Aida, duke u përpjekur ta shpëtojë bibliotekën

Forcat e armatosura serbe nuk kanë kursyer asgjë, gjatë gjenocidit të tyre edhe në Bosnje. Ata dogjën edhe një vajzë të pasionuar pas librave bashkë me bibliotekën me 3 milionë libra brenda, duke e bërë shkumb e hi, shkruan Gazeta Metro.


Aida Buturović, ishte studente e Letërisë në Universitetin e Sarajevës dhe punonte në Bibliotekën Kombëtare të këtij qyteti , “Vijećnica”. Ishte nga studentët më të dalluar nga të cilët pritej shumë, por fatkeqësisht, në gusht të vitit 1992 serbët e dogjën atë, po në vendin e preferuar të saj, në bibioltekë, dhe atë duke u munduar t’i shpëtonte librat të mos digjeshin nga zjarri.

Nën urdhrin e Radovan Karaxicit dhe gjeneralit Ratko Mlladic biblioteka “Vijećnica”, dhe Aida u bënë hi, apo siç e përshkruajnë boshnjakët atë ditë: Në qiell fluturonin zogj të zinj.

Kur bombat filluan të shkatërronin bibliotëkën, Aida nuk mendoi për asnjë çast që të largohej por vrapoi për të shpëtuar librat, për të shpëtuar historinë e Bosnjes. Ndërkohë që të gjithë po largoheshin, dhe zjarret po bëheshin gjithnjë e më të fuqishëm, Aida arriti të merrte disa prej tyre, pastaj akoma disa të tjerë, duke u munduar që të shpëtonte sa më shumë që të ishte e mundur.

Por, nuk ia doli, dhe shpërthimi përfundimtar që i morri jetën Aidës dhe shkaterroi 3 milionë libra. Ishte nata mes 25 dhe 26 gushtit 1992. Biblioteka Kombëtare në Sarajevë u dogj 3 ditë me radhë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë