Loading…
Serbët presin incidente në ndeshjen e Kosovës me Malin i Zi, ja ç’thotë Savicevic
  • 16/05/2019 | 13:46

Serbët presin incidente në ndeshjen e Kosovës me Malin i Zi, ja ç’thotë Savicevic

Ndeshja në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2020, në të cilën Mali i Zi në Podgoricë pret përfaqësuesen e Kosovës është ndeshje si çdo tjetër ndeshje, ka thënë kryetari i Federatës futbollistike të Malit të Zi Dejan Savicevic, transmeton Gazeta Metro.

“Pres që të gjithë të sillen si edhe në çdo hymn tjetër, nuk ka këtu sjellje të veçantë, kjo është ndeshje si çdo ndeshje tjetër”, i ka thënë Savicevic agjencisë serbe të lajmeve “Tanjug” në Vjenë, rreth spekulimeve se si mund të sillen gjatë intonimit të hymnit të Kosovës lojtarët e Malit të Zi “me prejardhje nga Serbia”.

Savicevic ka shtuar se ai, si kryetar i Federatës dhe selektori Lubisa Tumbakovic do të përpiqen që ndeshja të mos ketë kurrëraë rëndësie të veçantë ndaj të tjerave, transmeton Dnevnik.rs.

Ndeshja mes Kosovës e Malit të Zi luhet me 7 qershor në Podgoricë para tribunave të zbrazëtam sepse UEFA e ka dënuar Federatën malaziase me një ndeshje pa prani të shikuesve për shkak të një incidenti në ndeshje me Anglinë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë