Shumë është folur për votuesit me prejardhje nga ish Jugosllavia të ciët në Austri përbëjnë një pjesë të rëndësishme të trupit zgjedhor. Atyre iu janë drejtuar të dy kandidatët. Nga intervista e tyre për DW shihet qartë se Hofer anonte kah Serbia dhe serbët në lidhje me Kosovën dhe Republikën serbe, derisa Van der Bellen përfaqëson qëndrimet të cilat edhe politika austriake i përfaqëson në Ballkan.
Në drejtimin e parë publikut Alexander Van der Bellen ka thënë se dëshiron të jetë president proeuropian të të gjithë austriakëve. Ky është, sipas analistëve, plani për të realizimin e të cilit duhet shumë mund dhe kohë.
Votuesit me prejardhje nga ish Jugosllavia të cilët ia kanë dhënë votën Van der Bellen-it ishin në pakicë, sepse shumica e tyre votuan për Hofer-in.
Rezultati është i mirë, jam i kënaqur” thotë Goran Novakovic, publicist i lindur në Beograd. “Hofer në fushatën zgjedhore ka përhapur frikë nga të huajt dhe refugjatët, i frikoi njerëzit se për shkak të tyre do të humbin edhe atë pak që kanë, por, ja që ata vendosën që ta pengojnë në synimin e tij të aktualizojë daljen e Austrisë nga BE, gjë që, duke marrë parasysh që vendi është i orientuar në eksport, do t`i krijonte probleme serioze”, shpjegon Novakovic.
Karakteristikë e këtyre zgjedhjeve ishte fakti që një pjesë e caktuar e shtetasëve austriak të cilët janë me prejardhje nga ish Jugosllavia e kanë përkrahur Norbert Hofer-in. Novakovic pë këtë thotë:
“Ata janë shtetas austriak, por në qenie ende janë nacionalistët e shteteve prej nga vijnë dhe atyre i pëlqen ajo retorikë nacionaliste. Duke e zgjedhur Hofer-in, ata shpresonin se do të mbrojnë vehten dhe vendet e tyre të punës nga emigrantët e rinjë, të cilët kjo parti i paraqiti si rrezik”. /gazetametro.net