Loading…

Serbët reagojnë për ndërtimet mbi varreza në Gjakovë

  • 02/12/2016 | 17:24

Serbët reagojnë për ndërtimet mbi varreza në Gjakovë

Tri ndërtesa të Gjykatës në Gjakovë po ndërtohen mbi varreza. Kështu ka raportuar gjatë ditës së premte gazeta serbe Novosti, duke cituar Shoqatën e serbëve të zhvendosur nga Gjakova, transmeton gazeta Metro.

Sipas informatave që gazeta thotë t’i ketë marrë nga banorë serbë të moshuar që jetojnë në qytetin e Gjakovës, ndërtesat e Gjykatës Komunale po ndërtohen mbi 1 mijë varre të serbëve dhe disa të varrosurve rusë dhe francezë e që datojnë prej Luftës së Parë Botërore.

“Ndërtesat po ngriten mbi varret e paraardhësve tanë, por edhe mbi varrezat e një numri ushtarësh francezë të vrarë në Luftën e Parë Botërore”, thotë Gjokica Stanojevic, kryetar i Shoqatës. “Ndër të varrosurit janë edhe dy rusë të cilët kishin ardhur në Gjakovë pas Revolucionit të Tetorit në Rusi”.

Gazeta beogradase shkruan se në vitin 2009 në po këtë vend ishte ndërtuar një godinë banimi, por meqenëse apartamentet nuk ishin shitur sepse njerëzit e dinin se ato ishin mbi varreza, objekti u ridizajnua për tu përdorur nga organet e drejtësisë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë