Loading…

Serbët s’e lënë rehat këngëtaren nga Kongoja që këndon serbisht për Kosovën

  • 26/01/2022 | 09:04

Serbët s’e lënë rehat këngëtaren nga Kongoja që këndon serbisht për Kosovën

Studentja Stella Muleka nga Kongoja, ka vendosur të studiojë në Serbi, dhe njëkohësisht mirret me këndim në këtë vend, por përzgjedhja e këngëve po i kushton me linqime e ofendime nga serbë, pasi ka kënduar një këngë për Kosovën, shkruan Gazeta Metro.


Mukela  publikoi në bashkëpunim me Dejan Petroviqin një këngë të titulluar “Ej dragi dragi”, që i kushtohet Kosovës, mirëpo ka marrë mijëra komente negative dhe raciste nga serbët.

“E kuptoj se çështja e Kosovës është shumë e ndjeshme për një pjesë të madhe të serbëve, dhe ata që mendojnë se e kam kënduar këtë këngë për shkak të famës, kanë të drejtë të mendojnë ashtu, por kjo s’ndikon tek unë. Së pari, s’jam nga Amerika, por nga Afrika. Së dyti, nuk është xhungël, nuk kam kafshë të egra në oborr, e as s’kam ardhur në Serbi si refugjate. Më vjen keq që ju e konsideroni përzierjen e racave si gjenocid sepse e shoh që keni kaq shumë urrejtje dhe ju duhet t’ia drejtoni dikujt. Por ai person s’do të jem unë”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë