Kryeministri serb, Aleksandar Vucic, ka thënë se është skeptik se shqiptarët kanë për të rënë dakord të formojnë Asociacionin e komunave serbe.
Kështu, sipas medias serbe “Novosti” , thuhet se serbët e Kosovës janë duke planifikuar të formojnë Asociacionin e Komunave Serbe më 17 shkurt, në qoftë se qeveria e Thaçit nuk ka për ta bërë atë.
Vucic kishte thënë se Asociacioni i Komunave Serbe është thelbi i marrëveshjes së Brukselit dhe se partia e tij do të bëjë çmos që të detyrojë Prishtinën të veprojë sipas kësaj marrëveshje.
Mirëpo, sic thotë “Novosti”, duke cituar burime të saj, krijimi i asociacionit nga vet pala serbe do të bëhet pikërisht në përvjetorin e shtetësisë së Kosovës.
“Çështja e formimit të Asociacionit të Komunave serbe do të jetë serish shkëndijë ndezëse në linjën Beograd – Prishtinë . Sepse, institucionet e Kosovës po refuzojnë edhe më tej ta formojnë AKS-në, edhe pse ky është detyrim sipas marrëveshje së Brukselit. Por, bashkëkombësit tanë në Kosovë planifikojnë që Asociacionin ta themelojnë më 17 shkurt nëse këtë nuk e bën Qeveria e Thaçit”, citon Novosti i Beogradit t’i ketë thënë një burim i tij në Qeverinë e Serbisë.
Më herë serbët kishin paralajmëruar formimin e AKS-së më 15 shkurt, në ditën e shtetësisë së Serbisë, nëse ai nuk do të themelohet nga institucionet e vendit tonë./gazetametro.net