Loading…
Serbët: Universiteti në Mitrovicën veriore do të jetë serb
  • 21/03/2019 | 10:25

Serbët: Universiteti në Mitrovicën veriore do të jetë serb

Universiteti në Mitrovicën veriore ka qenë, është dhe do të jetë pjesë e sistemit arsimor të Reoublikës së Serbisë dhe rreth kësaj nuk mund të ketë kompromis, ka thënë rektori i universitetit paralel serb ë veri, Rade Grbic, transmeton Gazeta Metro.

Universiteti në Mitrovicën e veriut është institucion paralel i shkollimit të lartë gjuhën serbe, i cili mësimet i zhvillon sipas plan-programeve të qeverisë së Serbisë. Institucionet kosovare, ndërkaq, kanë kërkuar që ky universitet të përfshihet në sistemin arsimor të Kosovës.

Rektori Grbic ka thënë për RTS-në se “çdo zgjidhje tjetër rreth ndryshimit të statusit të këtij universiteti do të vënte në pyetje ekzistencën e qenies erbe në Kosovë”.

Deputeti i Listës serbe në Parlamentin e Kosovës Igor Simic paralajmërimin nga Prishtina e ka quajtur “edhe një presion në vargun e presioneve” dhe ka shtuar se Ligji për arsimin e lartë në Kosovë megjithatë nuk mund të miratohet pa votat e Listës serbe dhe asnjë deputet i Listës serbe nuk do t’i jep mbështetje./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë