Loading…

Serbët: Vizita e Ramës në Prishtinë, përgatitje për sulm ndaj veriut

  • 02/02/2017 | 14:36

Serbët: Vizita e Ramës në Prishtinë, përgatitje për sulm ndaj veriut

Mediat serbe, edhe vizitën e Edi Ramës në Prishtinë, po mundohen ta lidhin me dramatizimin falso të situatës me Kosovën nga ana e liderëve institucional serb.


Presidenti serb Tomislav Nikolic ka thirrur në takim urgjent ambasadorët e fuqive të mëdha në Serbi, ata të Rusisë, Kinës dhe Amerikës, ndërsa kryeministri serb Aleksandar Vucic ka thirrur në takim në Rashkë përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, përcjell gazetametro.net.

Të gjithë këtë alarm të krijuar nga vetë Serbia, mediat serbe po mundohen ta lidhin edhe me vizitën e Ramës sot në Prishtinë, i cili fillimisht vizitoi partinë AAK të Ramush Haradinajt.

Pas takimit të mbrëmshëm në Bruksel në mes të liderëve të Kosovës dhe atyre të Serbisë, këta të fundit sot në Beograd po mundohen të krijojnë një situatë alarmi, me pretendimin se Kosova është duke përgatitur sulm ndaj veriut të banuar më shumicë serbe. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë