Pikat kyqe të marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë, janë bërë të ditura nga Grupi Negociator i Serbisë, për bisedimet në Bruksel, të cilat gazetametro, ju transmeton më poshtë.
Të dielën, më 13 nëntor janë caktuar përfundimet e ndërmjetësit të BE’së lidhur me telekomunikimet, të cilat janë bazuar në Marrëveshjen mbi telekomunikimet (të nënshkruar më 2013) dhe Planin e Veprimit.
Ja çka shkruan në atë dokument:
- “Telekomi i Serbisë” fiton lejen e përhershme për telefoninë fikse.
- Për telefoni mobile, leja i ipet për dy vjet, kur “Telekomi”, bashkë me operatorët tjerë në Kosovë, do të merr pjesë në konkursin për operatorët mobil.
- “Telekomi i Serbisë” e themelon “simotrën” e vet firmën në Kosovë (MTS sh.a.), e cila do të punoj në përputhje me ligjet dhe rregullat e Kosovës.
- MTS-së i ndahen 60.000 numra me mundësi të thirrjes 047X, por edhe 06X. Praktikisht, do të ekzistoj një SIM kartelë, me dy numra, dhe të dy do të shfytëzohen në mënyrë të barabartë, me çmim të njëjtë. Kartelat SIM do t’i lëshoj MTS.
- Numri 06X do të jetë numër primar deri në fund të periudhës kalimtare (dy vjet), pas së cilës numër primar do të jetë 047X.
- Bisedat në mes të Serbisë dhe Kosovës do të kenë status të bisedës lokale.
- Shfrytëzuesit të cilët vendosin për rrjetin e MTS do të kenë në ofertë krejtë çka kanë edhe shfytëzuesit në Serbi, gjegjësisht edhe rrjetet G3 dhe G4, e jo vetëm 2G siç kërkonte më herët Prishtina.
- Të dy palët janë dakorduar se mbulimi me sinjalë të MTS të shfytëzohet nga 30 lokacione, të cilët gjenden në pjesën veriore të Kosovës, por edhe në të gjithë mjediset serbe në jug të Ibrit.
- Pasuria e “Telekomit të Serbisë” bartet në ndërmarrje të themeluar rishtazi MTS edhe atë pa asnjë doganë, tatim apo shpenzim tjetër, dhe pa asnjë kusht apo kufizim.
- Menjëherë të fillohet me themelimin e firmës MTS sh.a.
- Kur të përfundon kjo punë, Serbia jep pajtimin që regjionit territorial të Kosovës t’i ipet numri i thirrjes +383, dhe letrën me këtë përmbajtje do të duhet ta dërgoj deri më 3 dhjetor Unionit Ndërkombëtar për Telekomunikime (ITU).
- Zgjidhjen e kompromisit për këtë lloj të kërkesës do ta paraqet Austria, por nuk mund ta bëjë këtë pa lejen e Beogradit.
Pikat e kësaj marrëveshje janë përkthyer nga redaksia e gazetametro.