Loading…

Serbi i arrestuar afër shtëpisë së Thaçit shfaqi disa herë shenja të urrejtjes, policia jep detaje

  • 28/03/2020 | 21:09

Serbi i arrestuar afër shtëpisë së Thaçit shfaqi disa herë shenja të urrejtjes, policia jep detaje

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për personin që u arrestua afër shtëpisë së presidentit Thaçi.


Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani për lajmi.net ka thënë se personi në fjalë i përket komunitetit serb, dhe se i njëjti është arrestuar gjatë kohës që ishte duke drejtuar veturën e tij në gjendje të dehur, shkruan lajmi.net.

Sipas Kelanit, ai është arrestuar në lokacionin ku edhe kishte shfaqur shenja të urrejtjes.

“Këto veprime, i dyshuari i kishte përsëritur disa herë, deri në momentin kur ishte ndaluar nga njesia policore e cila në atë lokacion siguron një objekt të personalitetit zyrtar”, ka thënë Kelani.

Deklarata e plotë:

Me datë 28.03.2020 rreth orës 15:55, në rrugën Stefan Nemanja në Qagllavicë, është ndaluar dhe arrestuar i dyshuari mashkull serb I. L. (1989).

I dyshuari ka qenë në gjendje të dehur duke e drejtuar veturën e tij, ku në atë lokacion kishte shfaqur shenja të urrejtjes.

Këto veprime, i dyshuari i kishte përsëritur disa herë, deri në momentin kur ishte ndaluar nga njesia policore e cila në atë lokacion siguron një objekt të personalitetit zyrtar.

Gjatë kontrollimit të veturës, nga zyrtarët policor është gjetur një mjet i mpreft thikë.

Në konsultim me prokurorin kujdestar është lëshuar Aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar për 48 orë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë