Loading…

Serbi: Kapen 25 kg material për bomba, me destinacion Kosovën

  • 13/04/2017 | 14:06

Serbi: Kapen 25 kg material për bomba, me destinacion Kosovën

Në Serbi janë arrestuar dy persona, njëri polic, nën dyshimin se kanë shitur 25 kilogramë merkur me destinacion Kosovën.


Nga kjo materje e rrezikshme kimike dyshohet se ishte planifikuar të krijohej eksplozivë për terroristët islamik, shkruan gazeta serbe Kurir, përcjellë gazetametro.net.

Merkuri i cili i takon materialeve të rrezikshme kishte për destinacion Kosovën, e më pas Lindjen e Mesme, për të përfunduar në duart e terroristëve. Për këtë gjë janë arrestuar M.A. (46 vjeçar) dhe S.Dj (65 vjeçar) si dhe policia serbe është në kërkim të D.I. (39 vjeçar) i cili është në arrati.

Policia serbe raporton të ketë marrë informatë se në zonën e Branicevskut janë kryer tregti të paligjshme të merkurit i cili përdoret për ndërtimin e bombave. Pas një hetimi të plotë, policia ka zbuluar se në këtë akt të paligjshëm ishte i përfshirë edhe polici i trafikut G.D i cili kishte abuzuar pozitën e tij zyrtare dhe kishte ndihmuar në tregëtinë e këtij materiali të rrezikshëm.

Ka indikacione se merkuri kishte destinacion Kosovën e më pas të dërgohej në vendet e Lindjes së Mesme. E gjithë sipas gazetës serbe Kurir tregon se serbët janë të lidhur me terroristët që janë në Lindjen e Mesme.

Merkuri mund të përdoret për krijimin e bombave të cilat vendosen neper vetura, në mënyrë që të eksplodojnë pas një lëvizje të vogël.

Ekziston një lloj tjetër i merkurit, i cili quhet “merkuri i kuq”, si pjesë e armëve bërthamore. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë