Në një park të qytetit në qendër të Vranjës në Serbi dje është gjetur trupi i pajetë i Dragan Stojkoviq 53 vjeçar nga Kosova, i cili ka kryer vetëvrasje duke u varur, raportojnë mediat serbe.
Sipas gazetës serbe Alo skena e frikshme ka alarmuar një numër të kalimtarëve, pasi e shtuna ishte ditë tregu në qytet, transmeton gazetametro.net.
Dragan Stamenkoviq, një zëdhënës i policisë, ka thënë se qytetarët e kanë raportuar rastin rreth orës 11.40.
Personi me origjinë nga Kosova sipas policisë serbe është gjetur i vdekur në afërsi të dy restorante, hotelit, terreneve sportive dhe shkollës së fëmijëve!
Sipas gjetjeve fillestare, trupi i personit të varur nuk kishte asnjë gjurmë të dhunës. /gazetametro.net