Loading…
Serbi: Opozita bojkoton punën e parlamentit
  • 11/02/2019 | 13:44

Serbi: Opozita bojkoton punën e parlamentit

Deputetët e tubuar rreth partive të cilat janë pjesë e Lidhjes për Serbinë (LS), aktualisht blloku më i madh opozitar, kanë filluar bojkotin e punimeve të Parlamentit të Serbisë, transmeton Gazeta Metro.


Mediet serbe bëjnë të ditur se shefat e grupeve opozitare kanë paralajmëruar se për rendin e ditës se mbledhjes së sotme do të flasin çdo gjysmë ore në hollin e kuvendit.

Ata kanë porositur se bojkotimi është obligim i tyre ndaj – siç thonë – qytetarëve, të cilët po protestojnë anembanë Serbisë dhe se në këtë hap i obligon Marrëveshja me popullin, të cilën e kanë nënshkruar.

“Le ta dinë të gjithë, se në Serbi prej sor ekzistojnë dy parlamente – i dhunshmi, uzurpatori dhe ai demokrat, i cili do të mbajë mbledhje në holl”, ka thënë lideri i Lëvizjes Dveri, Bosko Obradovic./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]et
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë