Drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Djuric ka vazhduar retoriken disa vjeçare të shtetit të tij karshi, duke komentuar mbledhjen e Këshillit të Sigurimit (KS) të Kombeve të Bashkuara (KB), ku ambasadorja e Kosovës, Vlora Çitaku vlerësoi se prania e UNMIK’ut është e panevojshme, përcjellë Gazeta Metro.
“Unmik’u është dëshmitar i padëshiruar për të gjitha ata që e shkelin të drejtën ndërkombëtare dhe ndarjen ilegale të krahinës sonë”, ka thënë Djuric për RTS.
“Ato vende të cilat vetëm para disa vitesh janë përpjekur të rishkruajnë kufijtë tanë, tani na flasin se si nuk mund të ndryshojnë kufijtë. Ata do të dëshironin të heqin UNMIK’un dhe të bëhen sikur gjithçka dhe gjithmonë ka qenë ashtu siç kanë planifikuar ata”, duke theksuar kushti kundërshtimin që bashkësia ndërkombëtare dhe që shteti i Kosovës i ka bërë çdo opsioni të ndarjes së mundshme të Kosovës.
Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, ambasadorja Vlora Çitaku propozoi se do të ishte mirë që paratë për UNMIK të përdoren për diçka tjetër. /gazetametro.net