Loading…

Serbia blen nga Kina sistemin tmerrues raketor FK-3

  • 18/06/2021 | 12:39

Serbia blen nga Kina sistemin tmerrues raketor FK-3

Serbia duket se po rrit kapacitetet ushtarake pasi tashmë ka marrë edhe sistemin raketor FK-3 të rrezes së mesme nga Kina.


Ky sistem raketor është konstruktuar sipas modelit rus S-300, dhe do t’i dorëzohet ushtrisë serbe deri në fund të vitit, ka mësuar Novosti, përcjell Periskopi.

Mediat serbe e përshkruajnë ardhjen e këtij sistemi raketor si përforcimin më të madh që i bëhet forcave ushtarake serbe, që e bëjnë Serbinë të parën përdoruese të huaj të këtyre armëve.

Raketat kineze për mbrojtje ndaj sulmeve ajrore janë më të rëndësishmet që i jepen njësisë së forcave ajrore të këtij vendi.

Sidoqoftë, FK-3 nuk është i vetmi i blerë nga Kina dhe që pritet të dorëzohet brenda gjashtë muajsh.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, së fundi njoftoi arritjen e marrëveshjes teknike ushtarake.

“Shumë armë të reja do të arrijnë brenda gjashtë muajve të ardhshëm. Shumë gjëra po prokurohen, dhe shumë prej tyre tashmë i kemi paguar.

Por, në listën e armatimeve mësohet se do të vijnë edhe dronët luftarakë. Bëhet fjalë për dronë që mund të mbajnë bomba deri në 500 kilogramë.

Kujtojmë që së fundi në takimin e Brukselit, kryeministri Kurti bëri propozimin që Serbia dhe Kosova të mos sulmonin njëra tjetrën ushtarakisht por që për fat të keq ky propozim u refuzua menjëherë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë