Loading…

Serbia deponon në ITU letrën për kodin telefonik të Kosovës

  • 06/12/2016 | 08:45

Serbia deponon në ITU letrën për kodin telefonik të Kosovës

Është hequr barriera që, prej dy vjetësh, e ka mbajtur peng pajisjen e Kosovës me kodin telefonik 383.

Serbia e ka deponuar letërpajtimin në Unionin Ndërkombëtar të Telekomunikacionit (ITU).

Edita Tahiri, ministre e Dialogut, i ka thënë të hënën “Kohës Ditore” se Prishtina zyrtare e ka marrë kumtin për këtë.

“Më datën 3 dhjetor kemi marrë konfirmimin nga Bashkimi Evropian që Serbia e ka dorëzuar letrën në ITU, sipas marrëveshjes së Brukselit për telekomin”, ka thënë ministrja Tahiri. “Në letër thuhet që Serbia shpreh pajtimin që ITU-ja t’ia ndajë Kosovës kodin telefonik 383”.

Nëpërmjet një marrëveshjeje të 2013-s, parashihej që nga janari i 2015-s do të mundë të përdorej nga operatorët vetëm kodi i cili do t’i ndahej Kosovës nga ITU-ja. Kodi nuk ishte ndarë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë