Loading…

Serbia dhe Maqedonia marrin 30 milionë euro ndihmë nga BE’ja për refugjatët

  • 12/03/2017 | 10:27

Serbia dhe Maqedonia marrin 30 milionë euro ndihmë nga BE’ja për refugjatët

30 milionë euro shtesë ndihmë për sanimin e pasojave nga kriza e refugjatëve në Ballkanin Perëndimor, që i miratoi dje Bashkimi Evropian, duhet të shfrytëzohen për nevojat për menaxhim të kufijve dhe valën e migrantëve, për sigurim të qëndrimit dhe shërbimeve të migrantëve dhe refugjatëve, si dhe për mbështetje bashkësive lokale.

Nga Komisioni evropian cekën se këto mjete janë miratuar krahas 59 milionë eurove të cilat tashmë janë ndarë për Maqedoninë dhe Serbinë prej fillimit të krizës së migrantëve në vitin 2015.

“Pakoja e mikratuar do të ndihmojë në përmirësimin e mëtutjeshëm me kapacitetet vendasëse kur janë në pyetje kufijtë dhe migrimi në rajon. Do të mundësojnë vazhdim të mbështetjes për policinë kufitare me qëllim që kontrolli i kufijve të bëhet në pajtim me standardet evropiane dhe me qëllim të ndalimit të kontrabandimit të njerëzve.

Mjetet do të sigurojnë mbështetje të mëtutjeshme për ata të cilët janë përgjegjës për sigurimin e nevojave themelore të migrantëve dhe refugjatëve, siç është vendosja, shërbimet shëndetësore, por edhe mbrojtja, posaçërisht e grupeve të ndjeshme”, ceket në kumtesën e KE’së.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë