Loading…

Serbia do të jetë antare e BE’së para Kosovës

  • 30/11/2016 | 13:37

Serbia do të jetë antare e BE’së para Kosovës

Nënkryetari i SPS-it, Branko Ruzhiq, i tha Die Presse të Austrisë se Serbia nuk është e detyruar ta njohë pavarësinë e Kosovës. Megjithatë, Serbia do të bëhet anëtare me të drejta të plota në BE duke “lënë jashtë territorin e Kosovës”, transmeton Koha.net.

“Nëse anëtaret e BE-së, siç janë Sllovakia ose Spanja nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, nuk jemi të detyruar as ne kur të aderojmë. Serbia do të bëhet anëtare e BE-së duke përjashtuar territorin e Kosovës”,ka thënë ai.

Ai ka shtuar se kjo nuk do të ndodhë shpejt.

“Deri atëherë kemi mjaft kohë të gjejmë zgjidhje funksionale për këtë çështje. Ne, politikanët nga Serbia dhe nga Kosova duhet të kemi qasje pragmatike dhe nuk guxojmë të mendojmë në mite”, ka sqaruar ai.

Duke theksuar se negociatat po shkojnë mirë, Ruzhiq ka thënë se ndodhen në një situatë specifike.

“Ndodhemi në një situatë specifike, meqë procesi është i ndërlidhur me bashkëpunimin e Beogradit me Prishtinën. Nga ana tjetër kemi marrëdhënie të mira me Rusinë e Kinën, prandaj duhet të harmonizojmë politikën e jashtme me BE-në”, ka thënë Ruzhiq.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë