Loading…

‘Serbia do të provojë përsëri ta fusë trenin në Kosovë, bashkë me ushtri’

  • 23/01/2017 | 11:54

‘Serbia do të provojë përsëri ta fusë trenin në Kosovë, bashkë me ushtri’

Dy ushtri janë gati për betejë; 60.000 trupa serbë, dhe vetëm rreth 6000 trupa të Forcës së Sigurisë së Kosovës, shkruan ky sajt, që citon edhe presidentin serb Tomislav Nikoliq, i cili tha se “nëse serbët do vriten, do ta dërgojmë ushtrinë në Kosovë”.

DEBKA shkruan se në Ballkan ka pasur luftëra të tmerrshme, por që me ndihmën amerikane dhe mbështetjen për vendet myslimane – Bosnja, Kosova – është mundësuar një stabilitet i përkohshëm.

Kjo politikë mbështetjeje për Kosovën nga Amerika ka vazhduar nga presidenti Bill Clinton e deri tek Barack Obama, por duket se kjo epokë ka përfunduar me trenin serb të nisur për Kosovë shkruan DEBKA.

Sipas këtij sajti treni serb do të provojë të futet përsëri në Kosovë tash pas inaugurimit të Donald Trump President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Nëse sulmohet nga forcat policore të Kosovës atëherë ushtria serbe do të intervenojë dhe do të futet brenda, por edhe nëse nuk sulmohet, ushtria serbe pritet të marshojë pas trenit”.

“Kosova do të kërkojë ndihmë për këtë ndërhyrje, por në vitin 2017 ky vend le ta harrojë mbështetjen nga ndonjë vend evropian, madje as nga Gjermania”.

Sipas këtij sajti izraelit, që bën analiza të vlefshme mirëpo informacionet i jep duke mos treguar burimt, Trump-it kjo ndërhyrje do t’i prezantohet si një intervenim për të ndaluar radikalizimin islamik në Evropë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë