Loading…

Serbia e di mirë se BE nuk pranon Qipro të re brenda

  • 21/11/2016 | 14:55

Serbia e di mirë se BE nuk pranon Qipro të re brenda

Lunaçek është e bindur se qytetarët e Kosovës e meritojnë liberalizimin e vizave. Ajo thotë se Serbia nuk do të pranohet në BE pa e njohur shtetin e Kosovës.


Zv.presidentja dhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek, ka thënë se arritja e marrëveshjes për kodin telefonik +383 për Kosovën, është një hap i mirëpritur për të ecur përpara në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

Ajo në një bisedë për Danas ka thënë se ky dialog duhet të udhëhiqet nga parimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore në drejtim të normalizimit të plotë të marrëdhënieve, transmeton gazetametro.net.

“Projekti paqja evropiane nuk do të përfundojë pa integrimin edhe të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE”, ka thënë Lunaçek.

Ajo tutje, ka theksuar se Serbia e di mirë se BE nuk do të pranojë ndonjë anëtar tjetër që do të ishte i ngjashëm me rastin e Qipros, shtet i cili nuk i ka të përcaktuar qartë kufijtë.

“Prandaj, ne jemi optimistë se procesi i dialogut do të sjellë normalizim të marrëdhënieve Serbi – Kosovë, duke dërguar në fund te njohja e shtetit të Kosovës”, ka thënë Lunaçek.

Duke folur për Raportin e Progresit të Komisionit Evropian të publikuar së fundi, zv.presidentja e Parlamentit Evropian ka thënë se është e bindur që qytetarët e Kosovës e meritojnë të marrin liberalizimin e vizave sa më shpejt që të jetë e mundur. Por sipas saj, tani topi është në anën e politikanëve kosovarë, pasi për të arritur te ajo pikë, duhet miratuar Demarkacioni me Malin e Zi. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë