Loading…

Serbia e pa informuar që Jabllanovic është në krye të Listës Serbe

  • 05/04/2017 | 17:14

Serbia e pa informuar që Jabllanovic është në krye të Listës Serbe

Ministri i punës, Aleksandër Vulin ka thënë se nuk ka asnjë informacion që ish-ministri i Qeverisë së Kosovës, Aleksandër Jabllanoviq është përsëri në krye të Listës Serbe.


Vulin ka shtuar, se deputetët e Lëvizjes socialiste janë gjithmonë të mbështetur nga Qeveria e Serbisë, transmeton lajmi.net.

I pyetur nëse Aleksandër Jabllanoviq është në krye të Listës Serbe ai tha, se nuk ka informacion për këtë lajm, por si do të jetë do e mbështesin fuqishëm atë.

Drejtori i zyrës për regjistrimin e subjekteve politike në Komisionin Qendror Zgjedhor në Kosovë, Miradi Mavriq ka konfirmuar për agjencinë e lajmeve Beta se sot i janë transferuar përgjegjësit e Slavko Simiq kryetarit të më hershëm Aleksandër Jabllanoviq.

Kujtojmë, se Jabllanoviq më parë ishte Ministër për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës. Ai u shkarkua nga kryeministri Isa Mustafa në shkurt të 2015 pas deklaratës fyese ndaj nënave të Gjakovës, që i quajti “egërsira”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë