Loading…
Serbia ende e mbytur në borxhe nga koha e Titos
  • 09/02/2019 | 23:04

Serbia ende e mbytur në borxhe nga koha e Titos

Qytetarët e Serbisë do t’i paguajnë borxhet nga koha e Josip Broz Titos edhe për 22 vite, duke pasur parasysh se këstet e fundit nga vitet e shtatëdhjeta e të tetëdhjeta arrijnë në vitin 2031 e 2041, ndërsa borxhi i përgjithshëm i kohës së ish-Jugosllavisë është më i madh se 1,7 miliardë euro, transmeton Gazeta Metro.


Nga Banka Popullore e Serbisë i kanë thënë gazetës serbe “Blic” se më së gjati do të paguajnë për Klubin e Parisit, deri në vitin 2041. Këtij kredituesi Serbia i ka borxh edhe 1.09 miliardë euro, që do të thotë se gjatë 22 viteve të ardhshme duhet të paguajë nga 49,5 milionë euro.

Po ashtu, për 12 vite Serbia duhet t’i kthejë borxhet ndaj Bankës Botërore, dhe atë pak më shumë se 700 milionë euro.

Kësti i fundit i kredisë së marrë nga Kina në vitin 1999 arrin pas dy vitesh, deri sa kredia e marrë në vitin 1989 nga kryeministrat e atëhershëm Milka Planinc e Branko Mikulic, Serbia do t’i paguaj edhe plot 15 vite.

Ministri i financave Sinisa Mali ka thënë se Serbia me rregull po i paguan obligimet dhe kreditë, qoftë fjala për financimin e investimeve kapitale e infrastrukturës, apo borxheve nga deceniet e kaluara./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
marketin[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë