Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq ka deklaruar sot se Serbia e falënderon Spanjën që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Siç njoftojnë medie të Beogradit, Daçiq ka thënë kështu në një solemnitet me rastin e shënimi të 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Serbi – Spanjë ku ka marrë pjesë ambasadori spanjoll Miguel Fuertes Suares, transmeton Koha.net.
Shefi i diplomacisë serbe e pretendenti për kryeministër ka shtuar se Beogradi përkrah integritetin territorial të Spanjës dhe refuzon çdo kontakt me separatistë të këtij, ndërsa ka theksuar se përpeqit për “zgjidhje afatgjatë e të drejtë përmes dialogut për Kosovën”.