Loading…

Serbia hap kapitujt 5 dhe 25

  • 13/12/2016 | 20:08

Serbia hap kapitujt 5 dhe 25

 Ministri i Jashtëm sllovak, Miroslav Lajçak ka thënë se Serbia ka hapur dy kapituj të negociatave me BE-në, 5 dhe 25, kurse ka njoftuar se dialogu me Prishtinën mbetet thelbësor për përparimin e mëtejshëm.

Gjatë konferencës ndër qeveritare të vendeve të Bashkimit Evropian dhe Serbisë, Serbia ka hapur kapitujt 5 që ka të bëjë me Prokurimin dhe 25 për shkencë dhe kërkim.

Lajçak, i cili ka kryesimin e radhës së BE-së, ka njoftuar se ishte e pamundur të hapej Kapitulli 26, për shkak se disa nga 28 vendet anëtare ishin kundër.

Kundër hapjes së Kapitullit 26 të negociatave për anëtarësim në BE, ishte Kroacia, e cila ka thënë se edhe Serbia, si çdo vend tjetër duhet t’i plotësojë të gjitha kriteret e kërkuara për anëtarësim, ashtu siç ka bërë edhe Kroacia.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë