Loading…

Serbia i ankohet Kinës për formimin e Ushtrisë së Kosovës

  • 13/02/2017 | 14:01

Serbia i ankohet Kinës për formimin e Ushtrisë së Kosovës

Serbia ka vazhduar që të dërgojë ankesat e saj kundër formimit të Forcave të Armatosura të Kosovës.

Kësaj radhe kjo kërkesë u bë te ambasadori kinez në Beograd Li Mançang.

Marko Gjuriq, i ashtuquajturi drejtor i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën e ka vlerësuar të rrezikshme përpjekjen e Kosovës për formimin e ushtrisë. Këto qëndrimi ai i ka bërë para ambasadorit kinez në Serbi, transmeton gazetametro.net.

Gjuriq në takim ka falënderuar Kinën në përkrahjen për “ruajtjen e integritetit territorial të Serbisë dhe zbatimin e Rezolutës 1244 të KB-së në Kosovë”.

Ai te pala kineze ka theksuar “rëndësinë e formimit urgjent” të Asociacionit të Komunave serbe në Kosovë. /gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë