Loading…

Serbia i quan separatistë udhëheqësit e Kosovës

  • 29/11/2016 | 20:54

Serbia i quan separatistë udhëheqësit e Kosovës
Udhëheqësi i delegacionit të Beogradit për dialog me Kosovën, Marko Gjuriq ka deklaruar sot se një nga temat kryesore që do të diskutohet në Bruksel me përfaqësuesit e BE-së, është çështja e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Gjuriq deklaroi se për këtë angazhim në nivelin më të lartë politik, Prishtina ende nuk dëshiron të flas për këtë temë.

“Ne ua përsërisim përfaqësuesve të BE-së, të cilët po ashtu besojmë se janë përgjegjës për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve, duke përfshirë AKS-në pasi mos formimi i saj nuk do të kontribuonte në normalizimin e marrëdhënieve, por do të rriste tensionet në rajon”, ka thënë Gjuriq.

“Ne themi edhe këtu në Bruksel, separatizëm jo, bashkëpunim me shqiptarët po”, tha Gjuriq.

I pyetur nga gazetarët nëse ai beson se përparimi në dialogun me Kosovën është i mjaftueshme që Serbia ka bërë progres në fushën e integrimit evropian, Gjuriq thotë, se kryesisht fokusohet në dialog për të bërë përmirësimin për mjedisi shumëkombësh të popullit serb në Kosovë, por nuk fokusohet aq shumë në marrëdhëniet midis Serbisë dhe BE-së.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë