Ministri i Jashtëm serb, Ivica Dacic, në një intervistë për të përditshmen sllovene Dnevnik, ka shprehur frikën se Kroacia, por edhe Kosova do ta pengojnë ritmin e rrugëtimit të Serbisë, drejt integrimit në Bashkimin Europian, përcjellë gazetametro.net.
Ai ka thënë se është i kënaqur me qasjen ndaj negociatave, dhe kapitijve të mbyllur, por sipas tij, ritmi i hapjes së kapitujve të bisedimeve me BE’në nuk pasqyron gjendjen reale.
Kroacia sipas tij, vitin e kaluar ka bllokuar Serbinë dhe Dacic shpreh dronë se kjo mund të ndodhë përsëri.
Problemet me kroatat Dacic ka thënë se dëshiron t’i tejkalojë me dialog sikurse me Prishtinën dhe Sarajevën.
Ministri i Jashtëm serb, ka akuzuar Prishtinën, sipas tij për tendencën për destabilizim të rajonit.
Ai ka thënë se Serbia është e angazhuar për dialog konstruktiv dhe zgjidhjen e çështjeve të mbetura ekskluzivisht me mjete politike dhe diplomatike. /gazetametro.net