Loading…

Serbia ka regjistruar 78 lloje ilaçesh në Kosovë

  • 21/01/2017 | 08:44

Serbia ka regjistruar 78 lloje ilaçesh në Kosovë

Pas arritjes së një marrëveshjeje në Bruksel për njohjen e CPP-ve në mënyrë të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë, prodhuesit nga Serbia kanë regjistruar 78 lloje të ilaçeve në Kosovë. Më së shumti ilaçe ka regjistruar kompania “Hemofarm”, e cila nga viti 2006 është privatizuar prej kompanisë së prodhimit të ilaçeve “Shtade” me seli në Gjermani, shkruan sot.


Pas një ndalese disavjeçare të regjistrimit të produkteve të Serbisë në Kosovë dhe vetëm pak kohë pasi Serbia ka arritur një marrëveshje me Agjencinë e Kosovës për Produkte Medicinale (AKPM) për njohjen reciproke të CPP-ve (dokument ku shteti merr përgjegjësinë për ilaçin që prodhon) të ilaçeve në Kosovë janë regjistruar 78 produkte farmaceutike të Serbisë.

Këto ilaçe, siç thonë farmacistët, janë mjaft të kërkuara sidomos nga gjeneratat më të vjetra, pasi popullata e Kosovës qysh nga koha e ish-Jugosllavisë ishte mësuar me produktet e prodhuesve serbë.

Ndonëse disa fabrika të mëdha të prodhimit të ilaçeve janë privatizuar, regjistrimi i këtyre produkteve në Odën e Farmacistëve të Kosovës i ka kontribuuar uljes së kontrabandës në relacion me Serbinë.

Regjistrimi i ilaçeve të Serbisë ka ulur kontrabandën

“Ilaçet e Serbisë i kemi mbajtur në barnatore edhe në kohën sa nuk lejohej regjistrimi i tyre. Kjo për faktin se ishte një gjeneratë e tërë që në vazhdimësi i kërkonin”, thotë për “Zërin” një farmacist.

Ai ka thënë se hyrja e tyre në rrugë legale i ka ndihmuar mundësisë së kontrollit.

“Ka disa propaganda për linjat e caktuara për Kosovë. Por unë nuk besoj në këto gjëra për faktin se edhe popullata serbe që jeton në Kosovë përdor kryesisht këto produkte. Madje për ta janë futur ilaçe të Serbisë edhe në emër të ndihmave humanitare”, thotë ky farmacist, gjersa nuk preferon të flasë me emër.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë