Loading…

Serbia kundër BE’së: Kosova nuk ka të drejtë të heqë targat

  • 01/07/2022 | 12:17

Serbia kundër BE’së: Kosova nuk ka të drejtë të heqë targat

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, njëkohësisht kreu i ekipit negociator të Beogradit, Petar Petkoviç e konsideron jo të vërtetë deklaratën e zëdhënësit të BE-së, Peter Stano i cili tha se Kosova ka të drejtë për heqjen e targave KM dhe regjistrimin e tyre me RKS.


Sipas Petkoviç, Stano ka folur në mënyrë të njëanshme dhe theksoi se në marrëveshjet e arritura për lëvizjen në vitet 2011 dhe 2016, thuhet se të gjitha targat do të regjistrohen në territorin e Kosovës dhe qytetarët do të mund të zgjedhin mes dy llojeve të targave, shkruan Euronews Serbia.

Ai theksoi se me lëvizjet e fundit të njëanshme të kryeministrit Albin Kurti për heqjen e letërnjoftimeve dhe targave serbe me shënimet KM, PR, GL, Kosova po ushtron dhunë institucionale ndaj serbëve nga Republika e Kosovës.

Petkoviç thotë se kjo është shkelje absolute e të gjitha marrëveshjeve për lirinë e lëvizjes, që kërcënon paqen dhe stabilitetin e qytetarëve.

Qeveria e Kosovës vendosi për regjistrimin e automjeteve me targa RKS për të gjitha automjetet e pajisura me targat “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA”, si dhe vendimin për kalimin e kufirit shtetëror nga qytetarët me dokumente personale të lëshuara nga Serbia.

Sipas këtij vendimi, regjistrimi do të fillojë me datë 01.08.2022 dhe do të zgjasë deri më 30.09.2022.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë