Loading…
Serbia lobon kundër Kosovës edhe në Amerikën Latine
  • 23/03/2019 | 15:38

Serbia lobon kundër Kosovës edhe në Amerikën Latine

Ivica Dacic, ministër serb i punëve të Jashtme ka thënë sot se është e domosdoshme që Serbia të kultivojë marrëdhënie të mira me vendet e Amerikës Latine në mesin e të cilave ka shumë sosh që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, transmeton Gazeta Metro.

Dacic iu kushton kujdes shumë të madh vendeve të Amerikë Latine. Marrë para sysh se në mesin e tyre ka shumë vende që s’e kanë njohur pavarësinë Kosovës, është e domosdoshme që me to të kultivojmë marrëdhënie të mira”, citon FoNet të ketë thënë Daçiq.

Ai ka theksuar se ka pasur biseda shumë të mira me zyrtarë argjentinas dhe se “Argjentina është dhe do të mbetet mike dhe përkrahëse e Serbisë”, transmeton koha.net.

“Mendoj se me këto vende duhet të kemi biseda serioze dhe atyre t’ua shpjegojmë gjithë situatën. Na është thënë qartë se kanë pasur rrezikon nga SHBA-ja, Gjermania e vende të tjera. Duke pasur para sysh marrëdhëniet tona tradicionale, mendoj se ato nuk do ta ndryshojnë qëndrimin”, ka përfunduar Dacic. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë