Loading…

Serbia mbështet edicionin e dytë të Festivalit të Filmit në Zveçan

  • 31/10/2016 | 18:07

Serbia mbështet edicionin e dytë të Festivalit të Filmit në Zveçan

Edicioni i dytë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit, që sipas medieve serbe quhet Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Kosovës dhe Metohisë, do të nis prej 11 deri më 14 nëntor, në Zveçan. Organizatorët kanë bërë të ditur se ky edicion do të mbahet me moton “Këtu”, dhe është bërë e ditur se në këtë edicion do të prezantohen filma të rëndësishëm të prodhimit serb dhe atij ndërkombëtar.

Festivali do të hapet me filmin hit që është aktualisht edhe nëpër kinematë e Serbisë “Jesen Samuraja”, të regjisorit Danilo Beckoviç për të vazhduar më pas edhe me filma të tjerë.

Krejt në fund audienca, nëpërmjet votave do të zgjedhë filmin më të mirë, kurse ky festival mbahet me organizim të Forumit evropian të kulturës dhe mbështetet nga Ministria e Kulturës së Serbisë në bashkëpunim me Zyrën për Kosovë dhe Metohi në Qeverinë e Republikës së Serbisë.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë