Loading…

Serbia ndan mbi 40 milionë euro për Kosovën

  • 09/12/2016 | 18:04

Serbia ndan mbi 40 milionë euro për Kosovën

Në buxhetin e Serbisë për vitin 2017 është parashikuar edhe një shumë prej 40.5 milionë eurosh të ndara për, siç thuhet, Kosovën dhe Metohinë.


Milovan Drecun, kryetari i Komisionit për Kosovën në Parlametin e Serbisë, tha se ndarja këtyre mjeteve është ‘indikator për prezencën e vazhdueshme të Serbisë në Kosovë dhe Metohi’, transmeton Gazeta Metro.

“Këto fonde do të investohen në qeverisjen lokale, bujqësi, kujdes shëndetësor, edukim dhe kthim të serbëve”, i tha Drecun mediumit serb RTS.

“Buxheti është planifikuar detajisht në mënyrë që të krijojë kushte për mbijetesë të qëndrueshme të serbëve”, ka shtuar Drecun.

Ai gjithashtu tha se asnjë vend pune nuk do të shuhet në 29 autoritetet vetqeverisëse dhe 5 njësive administrative të Serbisë në Kosovë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë