Loading…

‘Serbia në aksion, e kryeministri ynë komunist krenohet se i ka ulur shpenzimet e darkave e drekave’

  • 05/12/2021 | 19:27

‘Serbia në aksion, e kryeministri ynë komunist krenohet se i ka ulur shpenzimet e darkave e drekave’

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka kritikuar qasjen e kryeministrit Albin Kurti, duke marrë si shkas një darkë të organizuar nga ambasadori i Serbisë në Uashington Marko Gjuriq me disa anëtarë të Kongresit amerikan, përcjellë Gazeta Metro.


Haradinaj shkruan në Facebook se Kurti po krenohet me uljen e shpenzimeve për dreka e darka zyrtare.

Haradinaj madje s’ka përfunduar me kaq dhe e ka quajtur Kurtin “kryeministër komunist”.

“14 kongresistë amerikanë nga Komisioni i Punëve të Jashtme, Komiteti Ushtarak dhe Komisioni i Sigurisë në Dhomën e Përfaqësuesve, në darkë tek ambasadori serb në Uashington, e kryeministri ynë komunist, krenohet që ka ulur shpenzimet për dreka e darka. Çfarë do të ndodhë me dialogun dhe asociacionin me këtë qasje komuniste të kryeministrit tonë?”, shkruan Haradinaj./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë