Loading…

Serbia në BE nëse i kryen detyrimet nga dialogu me Kosovën

  • 05/12/2016 | 13:38

Serbia në BE nëse i kryen detyrimet nga dialogu me Kosovën

Komesari i BE-së për Zgjerim, Johannes Hahn, gjatë qëndrimit në Beograd ka bërë me dije se Serbia i përket familjes së Bashkimit Europian, por se ajo duhet të jetë e vendosur që të plotësojë parakushtet, që përfshijnë edhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Dialogun me Kosovën.

“Implementimi nga ana e Serbisë, përkushtimi i sinqertë ndaj detyrimeve të veta për sundimin e të drejtës dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun me Kosovën, janë parakushte të rëndësishme”, ka thënë komisari i BE-së.

Tutje, ai ka shtuar se është në interes të Serbisë të jetë konstruktive dhe të arrijë përparim në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

“Kosova ka sfidat e veta, kjo është e vërtetë, por Serbia duhet të mbështetet në vendosmërinë e saj që të përmbushë detyrimet nga dialogu. Është në interesin e Serbisë të jetë konstruktive dhe të arrijë përparim në këtë pikëpamje”, ka thënë ai.

Ndërkaq, ai ka lavdëruar Serbinë për, siç e ka quajtur ai, përparimin e jashtëzakonshëm në drejtim të anëtarësimit të BE-së.

“Serbia i përket familjes së Bashkimit Europian dhe ajo po bën përparim të jashtëzakonshëm në drejtim të qëllimit strategjik, anëtarësimit në BE”, ka thënë Hahn.

Ndryshe, Komesari i BE-së për Zgjerim, Johannes Hahn do të qëndrojë sot në Beograd. Siç raportojnë mediet serbe, ai me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Marrëveshjes financiare për mbështetje të transformim të administratës publike, që kap vlerën e 80 milionë eurove./Gazeta Metro/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë