Loading…

Serbia në panikë: Në 97 shkolla të Beogradit dhe në aeroportin e Nish-it u raportua për bomba

  • 16/05/2022 | 12:56

Serbia në panikë: Në 97 shkolla të Beogradit dhe në aeroportin e Nish-it u raportua për bomba

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik e Qeverisë së Republikës së Serbisë njoftoi se një numër i madh i shkollave fillore në Beograd, rreth 97 prej tyre, si dhe disa shkolla të mesme, kanë marrë njoftime për bomba sot në mëngjes. Njoftime për eksploziv u raportua edhe nga aeroporti i Nish-it, transmeton Gazeta Metro.


Pas kontrollit të detajuar të ekipeve të anti-terrorizmit të Ministrisë së Punëve të Brendshme në një numër të madh shkollash, u konstatua se raportimet për bomba të vendosura ishin të rreme.

Nxënësit janë kthyer në mësime, ndërsa në shkollat ​​ku ende vazhdon kontrolli i sigurisë nxënësit janë dërguar në shtëpi.

Pas kontrollit kundërsabotues në shkollë, nxënësit do të kthehen në mësime, thuhet në njoftim.

Raport për bombën në aeroportin e Nishit

Aeroporti “Konstantini i Madh” në Nish ka marrë njoftim për bombën mëngjesin e sotëm, ka thënë për Tanjug nga MPB-ja e Serbisë, shkruan AJB.

Denoncimi ka mbërritur rreth orës 08:00, pas marrjes së denoncimit, policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punohet kundër sabotazhit.

Policia e Nishit tha se po vërtetohen faktet dhe se puna është në vazhdim e sipër./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë