Loading…

Serbia nuk e pranon gjakun kosovar

  • 07/08/2022 | 20:06

Serbia nuk e pranon gjakun kosovar

Kemil Bekteshi, artisti 25-vjeçar shtetas i Serbisë, me prindër nga Kosova, shpesh në veprat e tij artistike trajton situatën gjeopolitike në Ballkan.


Një nga veprat e tij është edhe “Gjaku i Vjetër”, ngjarje që u zhvillua në Institutin për Transfuzionin e Gjakut të Serbisë, në të cilën vepër ai vë në pikëpyetje marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Unë jam me origjinë nga Beogradi. Prindërit e mi kanë emigruar nga Kosova në Serbi dhe unë kam lindur atje. Në Beograd ndoqa shkollën fillore dhe arsimin bazë. Unë kam nënshtetësi serbe. Mirëpo, prindërit e mi janë me origjinë nga Kosova, që do të thotë se në venat e mia rrjedh gjak i pastër kosovar”, ka deklaruar Bekteshi.

E për realizimin e kësaj vepre, ai është motivuar nga një ngjarje personale, raporton Balkans.aljazeera.

Bekteshi vendosi që për herë të parë në jetën e tij të dhuronte gjak, me letërnjoftim të Kosovës, për të parë nesë Serbia do ta pranonte atë dhe ata e refuzuan.

Shfaqja e dhurimit të gjakut, do të fillojë më 7 shtator të këtij viti dhe deri më tani është realizuar dy herë – ku në të dyja rastet gjaku i Bekteshit është refuzuar.

“Herën e parë u trondita, nuk e mendoja se gjaku do të refuzohej, ndërkaq herën e dytë e dija se çfarë përfundimi më priste. Pas performancës më lindi një pyetje e re. Më interesonte nëse do të pranohej gjaku, nëse dikush do të duhej ta merrte, a do të duhej të theksohej se është gjak i Kosovës”, ka vazhduar artisti.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë