Loading…

Serbia s’heq dorë nga ekstradimi i Haradinajt: Kemi 30 dëshmitarë

  • 13/01/2017 | 12:45

Serbia s’heq dorë nga ekstradimi i Haradinajt: Kemi 30 dëshmitarë

Qeveria e Serbisë të premten ka mbajtur mbledhje ku ka diskutuar ekstradimin e Ramush Haradinajt në Serbi, pas arrestimit të tij në Francë.


Ministrja e Drejtësisë në Qeverinë e Serbisë, Nela Kuburovic dhe Drejtori i Zyrës për Kosovën në këtë qeveri, Mrako Djuric, pas mbledhjes së kabinetit të Aleksandar Vucicit, kanë thënë se nuk heqin dorë nga ekstradimi i Haradinajt, transmeton gazetametro.net.

Ministrja serbe me këtë rast ka thënë se hetimi ndaj Haradinajt është zgjeruar dhe për këtë ata kanë 30 dëshmitarë.

Serbia kërkon ekstradimin urgjent të Haradinaj, ka thënë Gjuriq, pas mbledhjes së Qeverisë së Serbisë, e thirrur ekskluzivisht për ta diskutuar këtë çështje.

Ministrja Kuburovic ka shpjeguar se qeveria serbe i është përgjigjur Francës brenda 5 ditëve, dhe se ky shtet sipas saj është i detyruar që në përputhje urdhër-arrestin e Interpolit, ta zbatojë kërkesën për ekstradim të Haradinajt në Serbi.

Ndërsa, Djuric para gazetarëve tha se Serbia nuk heq dorë pa u ndëshkuar ata që kryen vrasjen e civilëve të pafajshëm, serbë apo të ndonjë kombësi tjetër, krime sipas tij të tilla sikurse i ka kryer Haradinaj dhe grupi i tij kriminal.

“Ramush Haradinaj ka personalisht torturuar të burgosurit, përdhunuar vajza të mitura, dhe është gjithashtu përgjegjës për vdekjen e një foshnje dy javëshe, ku ai personalisht e ka qëlluar në kokë”, ka thënë Djuric.

Haradinaj, i cili u arrestua nga autoritetet franceze më 4 janar, është liruar me kusht, që të pres vendimin e Gjykatës franceze, për ekstradimin e tij të mundshëm në Serbi. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë